Showtime

Mc Beka e Juli: Stresi e ka synim Gresën, e ka ‘pikiratë’

12/08/2022 22:00
nga:G B

Dita e tretë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka bërë bashkë Julianën dhe MC Bekën, të cilët nuk kanë hezituar të bëjnë ca thashetheme.

Kësisoj, Juliana dhe MC Beka kanë thënë se Stresi ka vënë në shënjestër Gresën.

“Stresinjo e ka pikësynim Gresën, e ka ‘pikiratë’”, dëgjohen të thonë dyshja.

Por, Juliana e ka një hall.

“Më vjen keq që ajo nuk e kupton se është shumë e re, është italiane e modele. Nuk është mësuar me shqiptarë. Uroj të mos lëndohet se është shumë çikë e mirë dhe me kulturë”.