Lajme

Mbytja e Renis Dobrës në liqenin e Shkopetit, lihen në burg dy autorët

07/19/2025 12:14
nga:Y I

Janë lënë në burg dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës mbrëmjen e 8 korrikut në Liqenin e Shkopetit në Shqipëri.

Megjithëse nuk e pranuan vrasjen, në masën arrest me burg është lënë Petrit Çakrri, i arrestuar Lekbibaj të Tropojës tre ditë më parë si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.

Ndërkohë vijojnë të jenë në në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, raporton TCh.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht se konflikti për drogë në Gjermano, dyshohet se solli në vrasjen e të riut, i cili pasi u mbyt le litar, u hodh bashkë me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit në Mat.