Lajme

Mbytet një 40-vjeçar në Fier

07/13/2022 21:42
nga:Q R

Një 40-vjeçar është gjetur pajetë në breg të detit, në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, të mërkurën dhe nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dielën një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Vrap në Baldushk.

I riu u gjet nga xhaxhai i tij pa shenja dhune./euronews.al