Lajme

Mbytet duke u larë i moshuari tek “Uji i ftohtë”, dyshimet e para

06/26/2023 09:20
nga:G B

Një i moshuar është mbytur teksa lahej në det. Ngarja ka ndodhur tek “Uji i Ftohtë”.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i moshuari rreth 80 vjeç, është mbytur aksidentalisht. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.