Lajme

Mbytet anija me emigrantë në Mykonos, humbin jetën 3 persona

05/26/2023 10:29
nga:Y I

Një burrë dhe dy gra u gjetën të vdekur pas një mbytjeje të anijes që transportonte emigrantë pranë Mykonos.

Mediat e huaja raportojnë se kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dhe 12 persona të tjerë që raportohen të zhdukur.

Sipas të dhënave, në varkë ndodheshin 17 refugjatë, mes tyre dhe një fëmijë në moshën 7-vjeçare.

Patrulla bregdetare e Mykonos kryen operacion për shpëtimin e refugjatëve pas sinjalit në orën 06:30 kur peshkatarë shpëtuan 3 refugjatë në det të hapur.