Michael Reiffenstuel, Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, ka bërë thirrje urgjente për Kosovën që të përmbahet nga çdo veprim që mund të dëmtojë institucionet shëndetësore të Serbisë.
Ai theksoi se veprimet shqetësuese të javës së kaluar kanë pasur një ndikim negativ mbi qytetarët e Kosovës, duke shkelur angazhimet dhe obligimet që ky vend ka ndaj Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, Reiffenstuel theksoi se këto veprime vendosin nën presion marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Thirrje urgjente ndaj Kosovës që të përmbahet nga veprimet kundër institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te vetë qytetarët e Kosovës, bien ndesh me obligimet dhe zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe vendosin nën presion marrëdhëniet tona bilaterale Gjermani-Kosovë.” – thuhet në reagim.
Calling urgently on Kosovo to refrain from targeting Serbia-run health institutions. Last week’s worrying actions negatively affect Kosovo’s own citizens, go against its obligations and commitments towards EU & put a strain on our bilateral 🇩🇪🇽🇰relations.
— Michael Reiffenstuel (@GERonWEB) September 15, 2025


