Rruga Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Nexhmedin Gruda, drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Drenas, në emisionin “Fol me Arin” tha se për shkak të shembjes së urës, gjendja aktuale paraqet rrezik për qarkullim dhe sigurinë e qytetarëve.
“Për momentin është bërë një ndalim i përkohshëm. Sapo të përfundojnë vlerësimet teknike dhe të nisin punimet e sanimit, do të japim informata më të sakta”, tha ai.


