Fabrika e qumështit VITA i ka të gjitha certifikatat dhe i plotëson standardet e kërkuara. Çdo veprim ndaj një prodhuesi të tillë ngre shqetësime serioze dhe dëmton besimin në klimën e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.
Cdo ministër dhe zyrtar institucional duhet ta kuptojë qartë se veprime të tilla nuk i bëjnë nder as politikës, as institucioneve dhe as Republikës së Kosovës.
Stop shkatërrimit të prodhuesve vendorë.
Stop dëmtimit të imazhit të biznesit në Kosovë.
Ajo që po ndodh me Qumështoren VITA është alarm për gjithë sektorin privat në vend.
Mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë nuk është vetëm çështje e një kompanie – është goditje e drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor, qindra vendeve të punës, qindra fermerëve dhe furnizuesve me qumësht, si dhe gjithë zinxhirit të furnizimit.
Këto veprime skandaloze po e dëmtojnë rëndë prodhimin vendor, po rrezikojnë humbjen e tregjeve të brendshme dhe të jashtme për produktet e Kosovës dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e importit, në vend të forcimit të prodhimit vendor.
Kjo është një goditje e rëndë ndaj stabilitetit ekonomik dhe një sinjal jashtëzakonisht negativ për investitorët – vendorë dhe të huaj.
Institucionet duhet ta kuptojnë qartë: bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike apo vendimesh që shkatërrojnë prodhimin vendor. Kosova nuk ndërtohet duke i mbyllur fabrikat, por duke i mbrojtur ato.
📌 Sundimi i ligjit – PO
📌 Por jo selektivitet, jo presion dhe jo vendime që shkatërrojnë ekonominë
Mjaft më me qasje që dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe klimën e biznesit në vend.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të prodhimit vendor, vendeve të punës dhe ekonomisë së Kosovës.



