Lajme

Mbyllja e QKMF-së vikendeve, Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri del me sqarim

07/21/2023 15:45
nga:N M

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Nexhmedin Rashica ka dalë me sqarim lidhur me raportimet se QKMF-të në këtë komunë nuk do të punojnë vikendeve.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasojë e mungesës së sektorit të kujdesit urgjent.

Rashica deklaroi se QMF-ja dhe AMF-ja janë nën ombrellën e QKMF-së dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë theksoi se QMF-1 do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët për 24 orë dhe se kanë angazhuar staf shtesë.

“QKMF ka ndërruar lokacionin dhe për shkak të mungesës së sektorit të kujdesit urgjent ditëve të vikendit nuk do të punohet, mbi bazën e mungesës së sektorit të kujdesit urgjent, në rast të shfaqjes së alergjive gjatë marrjes së terapive tek pacientët. QMF-1 do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim 24/7, kemi angazhuar staf shtesë ku do ofrohen shërbime mjekësore duke përfshirë edhe sektorin e kujdesit urgjent, që të ju jemi afër të gjithë qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë”, ka thënë Rashica.

Më tutje është shprehur se si staf janë të gatshëm të pranojnë kritika të cilat kanë bazë por jo edhe sulme politike.

“Lidhur me pretendimet të cilat tentojnë ta dëmtojnë rëndë punën tonë dhe punën e stafit profesional mjekësor në Komunën e Vushtrrisë, ju informoj se ne jemi ata të cilët pranojmë kritika, por kritika duhet të ketë bazën e mirëfilltë dhe të jetë me vend, por jo sulme politike”, shkruan ai.

Sipas tij në këtë vit është bërë rivlerësimi për cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore ku ka progres krahasuar me vitin 2018 kur gjatë qeverisjes së LVV-së janë renditur të tretët nga fundi për cilësinë e shërbimeve.

Fushtica: Nga java e ardhshme do të jenë të gatshme kontratat për strehim të qenëve endacak