Lajme

Mbyllja e qeverisë, ambasada amerikane në Tiranë njofton për kufizim të shërbimeve

10/01/2025 09:30
nga:G B

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka njoftuar se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore në qeverinë amerikane, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për transit në ShBA dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, do të vazhdojnë sipas mundësive.

Sipas njoftimit, llogaria zyrtare në Facebook e ambasadës amerikane në Tiranë nuk do të përditësohet rregullit, teksa përjashtim bëjnë vetëm informacionet urgjente për çështjet e sigurisë.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt”.

“Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në njoftim.

Qeveria amerikane është mbyllur për herë të parë në pothuajse shtatë vjet, pasi votimet e fundit në Senat për planet e financimit nuk dhanë rezultate.