Sporti

Mbylli aventurën me Southampton, Broja letër emocionuese: Ishit si një familje, do më mungoni!

05/23/2022 14:16
nga:N M

Armando Broja ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Southampton në Premier League, teksa paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e disa ekipeve të mëdha.

“Xhevahiri” shqiptar tashmë i jep fund aventurës së tij me Southampton, ndërsa do të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e tij.

Sulmuesi shqiptarë ka bërë një postim në instagram ku falënderon të gjithë që e ndihmuan të rritet, ndërsa thekson se për 20-vjeçarin të gjithë u bënë si një familje.

“Ishit si një familje për mua, do të më mungoni. Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time.

Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.

Dua t’i bëj një falënderim të madh Sauthemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.

I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.

Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar çdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua.

Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.