Lajme

Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shkak mungesa e rrymës

12/26/2024 13:06
nga:G B

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është mbyllur për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Në derën e hyrjes së ambulantes është vendosur një njoftim që thotë se “për shkak të mungesës së energjisë elektrike ambulanta është mbyllur, vazhdoni në Ferizaj”, raporton Dukagjini.