Lajme

Mbyllet protesta te kryeministria, qytetarët i drejtohen Bashkisë së Tiranës

07/11/2024 22:14
nga:Y I

Pas gati dy orëve, është mbyllur protesta e opozitës përballë kryeministrisë, ndërsa turma e protestuesve mësohet të jetë drejtuar për nga Bashkia e Tiranës ku do të vijojnë protestën.

Në protestën para kryeministrisë nuk kanë munguar rastet kur protestuesit kanë hedhur molotov pavarësisht thirrjeve të shpeshta të policisë për të ndaluar veprime të tilla.

/Euronews Albania/