Lajme

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

07/05/2026 22:08
nga:Y I

Pas disa orësh është mbyllur protesta e 36-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e largimin e qeverisë.

Në përfundim të tubimit, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët i ftuan qytetarët të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

Gjatë mbylljes së protestës u shpreh edhe mbështetje për protestuesit e arrestuar në tubimet e mëparshme. “Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!”, tha një prej organizatorëve.