Asgjë nuk po shkon mirë për Sigal Prishtinën sonte ndaj KB Trepçës deri tani në “Minatori”.
Ekipi i KB Trepçës ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Prishtinës me rezultatin 45-31, shkruan GazetaBlic Sport.
Bracy Davis dhe Edge ishin fantastik tek KB Trepça me nga 12 pikë të shënuara.
Ndërkohë, tek Prishtina më i miri ishte Sirko me 8 pikë.
Kujtojmë se në rast se Trepça fiton, atëherë do sigurojë finalen e “Play Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.
/GazetaBlic Sport


