Lajme

Mbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi

01/23/2023 11:04
nga:N M

Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur si pasojë e borës së madhe që ka rënë gjatë natës.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër.

Prishtinë: Qytetari gjen kuletën me më shumë se 1 mijë euro e dorëzon në polici