Lajme

Mbyllet për qarkullim Autostrada “Ibrahim Rugova”, shkak rrështitja e dheut

03/05/2025 09:04
nga:G B

Është mbyllur për qarkullim Autostrada Prizren-Prishtinë, segmenti i 27-të, për shkak të rrështitjes së dheut, raporton Gazeta Blic.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës e cila përmes komunikatës më tej njofton se me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se për shkak të rrështitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.

Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë.

Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë!