Lajme

Mbyllet parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë për 10 ditët e ardhshme

08/02/2023 17:27
nga:Sh R

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” për dhjetë ditët e ardhshme, duke filluar qysh ditën e enjte.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që të gjejnë parkingje alternative deri në rihapjen e parkingut në rrugën “Dritan Hoxha”.