Sporti

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Senegali më i rrezikshëm, Franca në ‘gjumë’

06/16/2026 21:54
nga:Mergim Rreci

Pjesa e parë e ndeshjes mes Francës dhe Senegalit është mbyllur me rezultatin 0:0.

Pavarësisht rolit të favoritit, Franca zhgënjeu në 45 minutat e para, duke mos krijuar pothuajse asnjë rast të pastër shënimi dhe duke hasur vështirësi në ndërtimin e lojës.

Në anën tjetër, Senegali u shfaq më i organizuar dhe më i rrezikshëm në sulm. Afrikanët ishin shumë pranë golit të epërsisë kur Jackson goditi shtyllën, duke i shpëtuar francezët nga pësimi i golit.

Me paraqitjen e deritanishme, Senegali lë përshtypjen e një skuadre më këmbëngulëse dhe më kërkuese për fitore, ndërsa Franca do të duhet të ndryshojë shumë në pjesën e dytë nëse dëshiron të marrë tre pikët.

/GazetaBlic Sport/