Sporti

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Bjellorusisë

06/19/2023 21:33
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gol në ndeshjen që po zhvillohet në Budapest, shkruan GazetaBlic Sport.

45 minutat e para ishin kryesisht të dominuara nga Kosova, por pa arritur të krijohet rast i mirë shënimi.

Bjellorusia në anën tjetër kishte rastin më të mirë, kur ishin afër të shënonin që në sekondat e para të takimit, por Aro Muric ishte vendimtar me pritjen e tij.

/GazetaBlic Sport.