Një burrë raportohet se ka marrë peng dy shoferë të autobusit në një autostradë në Gjermani, ka bërë të ditur policia gjermane.
Siç raporton Deutsche Welle, një pjesë e një autostrade në jug të Gjermanisë, është mbyllur në orët e para të mbrëmjes së sotme, për shkak se raportohet po ndodh një pengmarrje, transmeton Telegrafi.
Policia gjermane ka bërë të ditur se nuk dihet nëse burri ishte e armatosur, e dy pengjet e tij raportohet të jenë shoferë të autobusit.
Zëdhënësi i policisë ka deklaruar gjatë një konference për media, se është sekuestruar një veturë rreth orës 21:30 dhe se është arrestuar një person.