Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit.
Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht rasteve asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.
Ndeshja u shoqërua me tifozëri të zjarrtë ku nuk munguan as fishekëzjarret të cilat mbuluan për pak çaste stadiumin “Air Albania”.
Krejt në fund Tirana pretendoi për penallti pasi Xhixha u rrëzua në zonë por gjyqtari nuk mendoi njëjtë.
Rezultati pas 45 minutave të parë, Tirana – Partizani 0:0.
/GazetaBlic Sport/


