Lajme

Mbyllet Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë deri në vitin 2028

03/06/2024 14:38
nga:N K

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ka njoftuar se nga data 15.03.2024 për 4 vite do të mbyllet për publikun.

Kjo mbyllje e muzeut bëhet për shkak të restaurimit, ku do të zgjasë deri në mars të vitit 2028.

“Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë’, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028”- thuhet në njoftimin e muzeut në Facebook.

Muzeu Historik Kombëtar (MHK) në Tiranë është hapur më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.