Sporti

Mbyllet me barazim ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit

06/16/2026 02:05
nga:Mergim Rreci

Arabia Saudite dhe Uruguaji kanë ndarë pikët në përballjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1 pas 90 minutave të luftuara.

Arabia Saudite kaloi në epërsi falë golit të Abdulelah Al Amri, i cili realizoi për 1-0 dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Megjithatë, Uruguaji reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthejë baraspeshën me anë të Maximiliano Araújo, që shënoi golin e barazimit për 1-1.

Me këtë rezultat, të dyja kombëtaret e nisin Botërorin me nga një pikë, duke mbajtur të hapura shanset për kualifikim në vazhdim të garës.

/GazetaBlic Sport/