Janë mbyllur tri pompa derivatesh në komunat veriore.
Për t’u mundësuar kjo Policia e Kosovës e ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Njëra nga pompat është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, dhe dy të tjera në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njëra nga dy pompat e mbyllura në komunën e Zubin Potokut, është në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Ai tutje tha se AKP-ja ka qenë në prezencë të inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.