Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në disa qytete të vendit tonë.
“Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, shkroi ai në Facebook.
“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, tha ai.
Ndërsa, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht.
“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.