Sporti

Mbyllen pjesët e para: Prishtina po ‘tallet’ me Trepçën 89′, Drita-Dukagjini pa gola!

03/06/2024 13:52
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina po e deklason Trepçën 89′ me pjesën e parë që u mbyll 4-0 në favor të kryeqytetasve, përcjell GazetaBlic Sport.

Kryeziu, Muja, Pefqeli dhe Hyseni realizuan golat për ekipin e Prishtinës në pjesën e parë të duelit.

Në ndeshjen tjetër në Klinë, Dukagjini dhe Drita po luajnë baras pa gola.

Rasti më i mirë në këtë duel ishte ai i Baftiut, i cili qëlloi shtyllën.

/GazetaBlic Sport