Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Dukagjinit në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport.
Muhamet Hyseni shënoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë pas 9 minutave lojë.
Dukagjini po luan me 10 lojtarë që nga minuta e tetë, shkaku i kartonit të kuq të Isenit.
Malisheva ndërkohë po fiton në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Fushë Kosovës.
Haziraj dhe Aliu realizuan golaT për ekipin e Kidës.
/GazetaBlic Sport