Sporti

Mbyllen negociatat, Havertz nuk pritet të transferohet te Real Madridi

06/12/2023 20:09
nga:Genita C

Real Madridi është në kërkim të përforcimit të fazës së sulmit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Kai Havertz nuk pritet që të jetë një nga opsionet e sulmit në ekipin e Carlo Ancelottit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se negociatat aktualisht janë ndaluar.

Real Madridi thuhet se nuk e ka ndërmend të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara nga Chelsea për Havertzin, plus bonuset tjera – pavarësisht se lojtari vlerësohet nga Ancelotti.

Negociatat mes palëve mund të rifillojnë vetëm nëse “Blutë” e ulin çmimin për 24-vjeçarin.

Kujtojmë se Real Madridi është ende i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.