Gjilani do të ketë një përballje tejet të rëndësishme sot në kuadër të kualifikimeve të Conference League.
Skuadra kosovare e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të përballen me ekipin letonez, KF Liepaja, përcjell GazetaBlic Sport.
Për të përcjell këtë takim shumë lokale në Gjilan kanë lajmëruar se nuk do të punojnë sot pasi do të jenë në përkrahje të skuadrës së Gjilanit që do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Sot luan SC Gjilani, futbolli është dashni pa kushte”, është shkruar në një lokal në Gjilan.

/GazetaBlic Sport/


