Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje të afërt dy liderëve të partive opozitare, PDK e LDK.
Nga të dy partitë nuk treguan arsyet, por që dje zëdhënësit e PDK-së e LDK-së, thanë për Gazeta Blic se ka qenë vendim i Policisë.
Lidhur me këtë, nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, janë deklaruar për Gazeta Blic për këtë çështje, derisa ka thënë se kjo është bërë në bazë të vlerësimit të sigurisë për personalitete të rëndësisë së veçantë.
“Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, bënë edhe vlerësimin e sigurisë së personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe varësisht nga informacionet apo të gjeturat ndërmerr masat për ofrimin e sigurisë. Në këtë rast edhe ndaj personaliteteve në fjalë ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe të njëjtëve sipas vlerësimit iu është ofruar siguri”, thotë Hoxha.
Ndërsa, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për këtë çështje, tha se nuk është ndier i kërcënuar.
“S’jam ndier kurrë i kërcënuar, por ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen”./Gazeta Blic/


