Lajme

Mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

05/24/2023 12:00
nga:N M

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar sot lirimin e Kreshnik, Kastriot Mehmetaj që po akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan e edhe te Halil Mehmetaj që po akuzohet se i shtyri djemtë e tij ta bëjnë këtë vepër.

Kjo kërkesë mbeti të shqyrtohet në seancën e ardhshme kur edhe avokatët të pranojnë të gjitha shkresat e provat e lëndës, pasi u ankuan që diçka të tillë nuk kanë ende.

Ndërsa familjarët e viktimave thanë që seancat duhet të mbahen sa më shpejt dhe familja Mehmetaj të shpallet fajtore për vrasje.

Të kundërtën e deklaruan nga familja Mehmetaj, pasi thanë që janë të pafajshëm dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë çështje.

Ekskluzive: Zgjedhjet në LDK nisin më 1 qershor