Lajme

Mbrojtja e Ukrainës “nuk duhet të sjellë luftë botërore”, thotë ministri i Jashtëm italian

09/20/2024 12:04
nga:Mergim Rreci

Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, tha të enjten ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar megjithatë nevojën për të shmangur hyrjen në luftë me Rusinë.

“Ne po dërgojmë një sistem të ri Samp-T (sistemi kundër raketave) për të mbrojtur spitalet, shkollat, universitetet… për këtë vend që u sulmua nga Rusia”, tha Tajani për Radio 24.

Ai shtoi se “të mbrosh Ukrainën nuk do të thotë të sjellësh një luftë botërore… Ne po ndihmojmë Ukrainën dhe duhet të arrijmë një paqe të drejtë”, tha ai.

Ndërkaq, forcat e Ukrainës shkatërruan 61 nga 70 dronë sulmues rusë dhe një nga katër raketa të lëshuara gjatë natës, tha të premten forcat ajrore të Ukrainës.