Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte, ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Pas kësaj, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DhSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.


