Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtja e Pjeter Shalës ka filluar marrjen në pyetje të eksperteve mjeko-ligjore, Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra.
Ekspertet mjeko – ligjore, Dune-Prinsen dhe Lozana Parra, po përgjigjen në pyetjet e avokatit Jean-Louis Gilissen.
Fillimisht, avokati Gilissen i ka pyetur ekspertet në lidhje me dokumentet që ato i kanë pranuar nga mbrojtësi i viktimave, e që nuk i kanë përdorur të gjitha ato për ekzaminim.
Mirëpo, përgjigja e eksperteve u dha në përmbajtje të redaktuar, për të kaluar pastaj në seancë private, ashtu edhe siç është duke vazhduar.
Blerja e teksteve shkollore nga prindërit, Rrahman Jasharaj: Shpikje e Hekuran Muratit


