Sporti

Mbrojtja e Kosovës e mbajti në “xhep” Gyokeres, përmbledhja nga ndeshja tregon gjithçka!

09/09/2025 09:08
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë ndaj Suedisë në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin 2:0.

‘Dardanët’ triumfuan me golat e Rexhbeçaj dhe Muriqit, duke marrë tre pikë masive në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësit, Dellova, Krasniqi e Aliti e kontrolluan perfekt sulmin e Suedisë, duke ndalur çdo kërcënim të mundshëm nga ylli i Arsenalit, Gyokeres dhe Isak.

Një përmbledhje e paraqitjes së Gyokeres tregon se mbrojtja jonë ishte e mrekullueshme.

Ja pamjet: