Mbrojtësi i majtë suedez Ludwig Augustinsson paralajmëroi sulmuesin norvegjez Erling Haaland që të mos e krahasojë veten me Zlatan Ibrahimovic.
Përpara ndeshjes të së dielës në Ligën e Kombeve të UEFA, Augustinsson u pyet se kë preferonte mes Haaland dhe Ibrahimovic.
Dhe ai u përgjigj: “Nëse e krahason veten me Zlatanin, humb çdo herë. Nuk mendoj se dikush duhet ta krahasojë veten me Zlatanin.”
Haaland konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në planet dhe së shpejti do të përfundojë një lëvizje nga Borussia Dortmund te Manchester City.
Gjatë dy sezoneve të tij e gjysmë me skuadrën e Bundesligës, ai shënoi 86 gola në 89 ndeshje, duke përfshirë 41 në 41 gjatë sezonit 2020-21.
Ndeshjen mes Suedise dhe Norvegjisë e fitoi Norvegjia me rezultatin 1-2, me dy golat e Haaland.
/GazetaBlic Sport


