Sporti

Mbrojtësi nuk pranon largimin nga Barça, Bayern përgatit ofertën e majme për merkaton e verës

12/25/2023 08:02
nga:E K

Ronald Araujo është një nga emrat kryesorë që po qarkullojnë kohët e fundit në ambientin e Bayern Munich.

Qendërmbrojtësi është një nga objektivat e merkatos për bavarezët, të cilët janë gati t’i vendosin Barcelonës një shumë të majme në tavolinë.

Megjithatë për momentin Araujo nuk dëshiron të largohet nga Katalonja.

Në një situatë të tillë, Bayern do të bëjë një përpjekje të re në qershor me shpresën për të marrë “po” si përgjigje nga 24-vjeçari.