Futbollisti kilian i Torinos, Guillermo Maripan, është gjetur në qendër të një skandali pas akuzave të influencueses Carmen Tuitera, e cila e akuzoi mbrojtësin për ndarjen dhe dërgimin e videove intime pa pëlqimin e saj.
Castillo, e cila ka rreth 900,000 ndjekës në Instagram, akuzoi Maripanin për shkeljen e privatësisë së saj.
Në një intervistë për “Bombastic podcast” ajo ka treguar se është konsultuar me një studio ligjore të specializuar për të drejtat e grave.
Në deklaratën e saj, Castillo paralajmëroi Maripanin se shpërndarja e videove intime është e dënueshme me ligj në Kili.
“Unë do t’i dërgoj një mesazh Guillermo Maripan – shpërndarja e videove intime të grave është e dënueshme në Kili. Nuk po ngatërrohesh me një vajzë të heshtur, po ngatërrohesh me Carmen,” thotë ajo.
/GazetaBlic Sport


