Sporti

Mbrojtësi i Rusisë lëndohet rëndë, u dërgua në spital me urgjencë

06/16/2021 17:56
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Rusisë, Mario Fernandes u dërgua në spital menjëherë pas zëvendësimit nga ndeshja Finlandë – Rusi.

Ai pësoi një dëmtim në minutën e 26’të të ballafaqimit, pasi ra keq pas një dueli në ajër, shkruan GazetaBlic Sport.

Fernandes dyshohet se ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore pasi u rrëzua në shpinë në ndeshjen kundër Finlandës.

/GazetaBlic Sport