Liverpooli eliminoi Milanin nga kompeticionet europiane duke mundur kuqezinjtë me shifrat 2-1 në Milano edhe pse luajti me një formacion ku kishte shumë zgjedhje të dyta.
Por këta të fundit bënë që të mos ndjehej mungesa e titullarëve, si në rastin e Nathaniel Phillips.
Lojtari i cili zëvendësoi Van Dijk në qendër të mbrojtjes, bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kessien e Ibran që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.
Nat Phillips doing Cruyff turns in the San Siro is the content we are here for!pic.twitter.com/SZLSi1I7ZE
— Watch LFC (@Watch_LFC) December 7, 2021


