Mbrojtësi i RB Leipzig, Benjamin Henrichs komentoi humbjen 7:0 të ekipit të tyre kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë rezultati ishte 1:1, por City dominoi në kthim me pesë gola të Erling Haaland dhe nga një të Ilkay Gundogan dhe Kevin de Bruyne, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë kurrë nuk kam humbur 7:0 në karrierën time. Një mbrëmje brutale dhe e hidhur për ne. Haaland është jashtëzakonisht i fortë. Ai ka shumë për të ofruar. Është shumë e vështirë ta ruash atë,” tha Henrichs, i cili erdhi në Leipzig nga Monaco në vitin 2021 për 15 milionë euro, dhe këtë sezon ai bëri 32 paraqitje.
City me këtë fitore kalon tutje, kurse Leipzig eliminohet me një humbje drastike.
/GazetaBlic Sport


