Sporti

Mbrojtësi i kombëtares mposht koronavirusin dhe rinis stërvitjen

10/22/2021 15:11
nga:Mergim Rreci

Pas mungesës ndaj Polonisë me kombëtaren shqiptare dhe në një ndeshje të kampionatit, Ivan Balliu duket se ka fituar betejën me koronavirusin dhe është rikthyer në fushën e stërvitjes.

Lajmin e bën të ditur klubi i Rayo Vallecanos, që në faqen zyrtare hedh foto nga seanca stërvitore, ku duket edhe balliu duke punuar me grupin, gati për t’u rikthyer në fushë në transfertën andaluziane ndaj Betisit.

Mbrojtësi anësor e ka nisur mjaft mirë këtë sezon te Rayo Vallecano, pasi ka luajtur titullar në thuajse të gjithë ndeshjet dhe shpesh është shfaqur protagonist me asiste për sulmuesit e skuadrës që pozicionohet në vendin e 6 me 16 pikë.