Skuadra e Dritës ka njoftuar se mbrojtësi i tyre, Prince Balde është ftuar nga kombëtarja e Libërisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2022.
Balde do të grumbullohet me Liberinë me 29 gusht, teksa kombëtarja e tij do të luajë me Nigerinë me 4 shtator dhe ndaj Afrikës Qendrore me 8 shtator.
Ja njoftimi i FC Dritës:
“Futbollisti ynë, Prince Balde është ftuar nga Kombetarja A e Liberisë dhe do të jetë pjesë në kualifikimet për FIFA WORLD CUP – Qatar 2022.
Mbrojtësi i Dritës, Balde do të bashkohet me kombëtaren më 29 gusht, gjersa Liberia përballet me kombëtaren e Nigerisë më 4 shtator në stadiumin “M.K.O Abiola National Stadium” në Abuja të Nigerisë.
Në kuadër të kualifikimeve, Liberia do ta zhvillojë ndeshje edhe ndaj Afrikës Qëndrore më 08 shtator në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia.
Kombëtarja e lojtarit tonë Balde garon në grupin C, aty ku bëjnë pjesë Nigeria, Afrika Qëndrore dhe Cape Verde.
FC DRITA i dëshiron suksese futbollistit, Prince Balde dhe kombëtares së Liberisë”, shkuhet në njoftimin e Dritës.
/GazetaBlic Sport


