Mbrojtësi i Bayern Munich, Benjamin Pavard dëshiron që klubi francez, PSG të shkojë deri në fund në Ligën e Kampionëve.
PSG ka eliminuar Bayern Munich pas rezultatit të përgjithshëm në dy ndeshjet (3-3) dhe golave si mysfair në sfidën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe Benjamin Pavard tani dëshiron që PSG të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj në Stamboll.
“Shpresoj që Parisi të fitojë Ligën e Kampionëve. Duke qenë francez, shpresoj se ata mund ta fitojnë atë,” tha Pavard për RMC Sport.
“Ne i dinim cilësitë e Kylian. Ai sakrifikoi për skuadrën. Ai mbrojti, ai sulmoi. Ai është një lojtar i klasit botëror, i cili është shumë i rrezikshëm. PSG ka një ekip të madh”, përfundoi Pavard.
/GazetaBlic Sport


