Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde, mund të jetë gati për ndeshjen kundër Interit në Champions League, raporton gazeta AS.
Mbrojtësi i katalanasve ka pësuar lëndim në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligës kundër Leganes (1:0).
Balde fillimisht pritej të ishte jashtë fushës për të paktën tre javë. E përditshmja sportive spanjolle shkruan se rikuperimi i mbrojtësit 21-vjeçar po shkon dukshëm më shpejt se sa ishte planifikuar.
Pjesëmarrja e Alejandro Balde në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit më 30 prill mbetet e diskutueshme. Mbrojtësi i majtë pretendon se është gati për të mërkurën, por stafi mjekësor është ende i kujdesshëm dhe nuk dëshiron të nxitojë trajtimin e Baldes.
Mbrojtësi duhet t’i nënshtrohet testeve të reja brenda dy ditësh për të përcaktuar gjendjen fizike dhe rikthimin e tij të mundshëm.
Nëse spanjolli humbet ndeshjen kundër Interit, ai ndoshta mund të luajë të shtunën kundër Valladolidit në një ndeshje të La Ligës.
/GazetaBlic Sport


