Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri është prezantuar tek skuadra e Cagliarit.
Ranieri u rikthye tek klubi i madh italian për të marrë drejtimin e ekipit që ndodhet aktualisht në Serie B, me synimin për t’u kthyer në elitë – pavarësisht nisjes jo të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ranieri punoi tek Cagliari edhe në vitet 1988-1991, ku edhe u bë i famshëm si trajner.
“Mbreti Klaudio u kthye”, kështu e prezantoi klubi i Cagliarit teknikun e tyre.
Ja postimi:
King Claudio is back ?#Ranieri pic.twitter.com/Ioc0XIfYBT
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) January 3, 2023


