Lajme

Mbreti Charles shpall titujt e rinj për anëtaret e familjes mbretërore

12/22/2022 12:57
nga:Y I

Kanë kaluar pak më shumë se tre muaj që kur mbreti Charles III mori fronin dhe monarku ka qenë i zënë duke bërë ndryshime brenda familjes mbretërore.

Dhe kjo për arsye se Kate Middleton , ka marrë një titull të ri nga Mbreti Charles III dhe ka të bëjë me ushtrinë.

Ajo është shpallur Kolonele Nderi e Gardës Irlandeze , një titull që bashkëshorti i saj e kishte marrë më shumë se 10 vjet më parë.

Përveç Kate, Uilliam do të trashëgojë nga babai i tij titullin e kolonelit të Gardës Uellsiane, ndërsa gruaja e mbretit, Mbretëresha Camilla, është emëruar Kolonele e Gardës së Grenadierëve, një pozicion që u lirua nga Princi Andrew në Janar kur ju hoqën titujt mbretërorë për shkak të përfshirjes në skandalin e ngacmimeve seksuale.

Sakaq,mësohet se pavarësisht sulmeve nga Princi Harry dhe Meghan Markle në dokumentarin e tyre në Netflix Mbreti Charles do të jetë bujar.

Sipas Daily Mail ai do të ftojë çiftin kur të kurorëzohet si mbret një ngjarja historike që pritet të ndiqet me mjaft kërshëri nga miliona njerëz në mbarë botën. Kurora e Shën Eduardit është hequr tashmë nga Kulla e Londrës për t’u ndryshuar përmasat dhe do të jetë gati për mbretin.

Klan News