Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka ndarë “lajme të mira” në lidhje me kancerin e tij, duke thënë në një mesazh personal se diagnoza e hershme dhe “ndërhyrja efektive” do të thotë që trajtimi i tij mund të reduktohet në vitin e ri.
Në një video mesazh të transmetuar në Channel 4 për fushatën “Stand Up To Cancer”,Charles tha: “Ky moment historik është si një bekim personal ashtu edhe një dëshmi e përparimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në kujdesin ndaj kancerit”
Ky lajm se ai po i përgjigjet mirë trajtimit është përditësimi më i madh mbi shëndetin e Mbretit që kur ai zbuloi diagnozën e tij në shkurt 2024.
Lloji i kancerit nuk është identifikuar dhe trajtimi dhe monitorimi do të vazhdojnë, por ai tha: “Diagnoza e hershme thjesht shpëton jetë”, raporton BBC.


