Shpesh herë kanë dalë detaje në lidhje me ngjarjet brenda Pallatit Mbretëror të Britanisë.
Këtë herë janë zbuluar disa detaje nga marrëdhënia e Princesh Dianës dhe Mbretit Charles, asokohe Princ.
Kryeredaktorja e revistës “Majesty”, Ingrid Seward në librin e saj të ri, “My mother and I”, një botim që i ngjan më shumë një kronike për raportet mes mbretëreshës Elizabeth dhe mbretit Charles, i zbuloi detajet.
Sipas saj, mbretëresha e ndjerë Elizabeth i dinte problemet në marrëdhënien e Dianës dhe Charles, përpara se të shkonin drejt divorcit. Kjo pasi Princesh Diana i tregonte mbretëreshës për problemet në çift.
“Diana ankohej te vjehrra e saj, ndërsa e quante të shoqin e atëhershëm një “makth” të vërtetë. Princesha shkonte në dhomën e saj private për takimet që kishte mbretëresha, të cilat ishin çdo 20 minuta dhe shpërthente në lot. Mbretëresha nuk dinte si ta trajtonte atë, por mendonte se Charles duhet të dinte si ta trajtonte gruan e tij,” shprehet autorja e librit.
Mbretëresha Elizabeth asokohe, sipas Seward, nuk arrinte të kuptonte se si Charles se përballonte martesën dhe marrëdhëniet e tensionuara me bashkëshorten, Princesh Dianën. /Top Channel/